Aplikacion
Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike nga pajisja e kondicionerit.
Për arsye sigurie, policia ka evakuuar banorët e pallatit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë arritur të neutralizojnë flakët.
Ndërkohë po këtë të premte vetëm mbas disa minutash Policia e Gjirokastrës është sinjalizuar për një tjetër zjarr kësaj here në lagjen Granicë.
Zjarri i rënë në një apartament në këtë zonë është neutralizuar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.