zoom

Aktualitet

Zjarr në bodrumin e një pallati 12 katësh në Elbasan, dy zjarrfikëse në vendngjarje

Në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një pallati ka rënë zjarr dhe janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.

Nga hetimi parapra dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses si dhe forcat e policisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.