zoom

Sport

Zinedine Zidane flet për rikthimin në pankinë: Nuk jam aq larg…

Ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, e ka lënë të hapur mundësitë për të trajnuar sërish në kampionatet elitare të futbollit.

“A më mungon kostumi i trajnerit? Jo, nuk jam aq larg. Le të presim edhe pak”, u shpreh ish-kampioni i botës me Francën në vittin 1998 për RMC Sport.

Franezi nuk preferon të nxitohet në fjalët e tij, duke i marrë gjërat shtruar, kur kanë mbetur dhe pak javë larg nisjes së Kupës së Botës.

Megithatë, përpjekjeve për ti shpëtuar pyetjeve për stolin, ai nuk ngurroi të përgjigjej shkurt me një buzëqeshje në fytyrën e tij:

“Së shpejti, së shpejti”, sqaroi 50-vjeçari, të hënën gjatë një eventi në Paris.

Kujtojmë që Zindine Zidanë është diskutuar shumë kohëve të fundit për stolin e “Gjelave’, pasi Didier Deschamps pritet të largohet nga Kombëtarja.

Gjithashtu emri i tij është lakuar dhe për stolin e skuadrës së Juventus-it, me të cilët ai ka luajtur për 5 sezone si futbolllist. /zoom.al/