zoom

Aktualitet

Zi në familjen e Sandër Lleshajt! Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë lajmin e trishtë se bashkëshortja e tij, Violeta, është ndarë nga jeta.

“Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit”, shkroi ish-ministri.

Ai shprehet se ndarja e saj nga jeta i ka lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, “por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme”.

“Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta”, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.

Nderimet e fundit do të kryhen pranë Shtëpisë së Funeraleve ALBA 2000 në rrugën e Durrësit në Tiranë, duke filluar nga ora 11:00 e datës 03. 02. 2025.

Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025.

Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta!