Aplikacion
Udhëheqësi i ekspeditës së Titanikut, G. Michael Harris u shpreh se frikohej se Marina nuk mund të bëjë asgjë për të shpëtuar 5 pasagjerët në nëndetëse, tre prej të cilëve ai tha se i njeh personalisht.
“Opsioni më i keq është diçka që i ka ndodhur trupit të nëndetëses. Frika jonë është se shpërtheu në thellësinë rreth 3200 metra”, tha Harris për Fox News.
Kur u pyet nëse kishte diçka që marina detare mund të bënte, Harris tundi kokën për të thënë: “Jo”.
“Nuk shoh asgjë që mund të bëhet në këtë moment. Po përpiqem të jem disi i kujdesshëm, nuk dua ta mohoj atë që po ndodh”, tha Harris.
Ai vuri në dukje se shumë pak njerëz kanë shkuar aq thellë në oqean sa në rrënojat e Titanik, i cili ndodhet rreth 2.4 milje nën nivelin e detit.
Dënohet me dy vite burg Ermes Hoxhalli, mashtroi qytetarët duke u shtirur si mbesa e Edi Ramës