zoom

Aktualitet

Zhvlerësimi i euros, qytetarët denoncojnë vjedhjen në tarifën e Rrugës së Kombit

Vjedhja e koncesionarit të Rrugës së Kombit me kursin e këmbimit, vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët. Me zhvlerësimin  e euros kundrejt lekut në Shqipëri, shqiptarët që lëvizin në këtë rrugë paguajnë 110 lekë më shumë. Tarifa mbetet e njëjtë, por ajo është përcaktuar disa vite më parë, kur kursi i euros ishte rreth 1.3 kundrejt monedhës shqiptare dhe kur ajo këmbëhej në lek rezultonte 660 lekë dhe tani euro kundrejt lekut është 1.07, por pagesa vazhdon të jetë 660 lekë, ndonëse sipas kursit vlen vetëm 550 lekë. Kjo për automjetet e vogla, por e njëjta skemë funksionon dhe për të tjerat.

Ndërkohë, për qytetarët e Kosovës, tarifa vazhdon të jetë po 5 euro.

Në më pak se një muaj më parë, Zoom.al ka shkruar për vjedhjen dhe mosreagimin e pronarëve të kompanisë koncesionare Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari.

Aplikimi i tarifës në këtë autostradë nisi në datën 17 shtator të viti 2018, pavarësisht kundërshtive që hasi ky vendim dhe protesta të dhunshme që solli në arrestimin e disa qytetareve.

Qeveria vendosi një tavan lidhur me çmimet që duhet të paguajnë qytetarët sipas kategorisë së automjeteve apo shtresave në nevojë, ku përjashtim bënin vetëm banorët e Kukësit të cilët paguajnë 100 lekë të reja për çdo kalim.