Aplikacion
SPAK kërkoi këtë të hënë dënimin me 9 vite heqje lirie për Erjon Kasmin, që konsiderohet edhe si kreu në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal.
Për Xhulian Xhafën i akuzuar për “mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kërkohet dënimi me 8 vjet e 6 muaj. këta dy persona akuzoheshin nga hetuesit si drejtues të grupit që mashtronte shtetas të huaj me investime në bursa dhe i zhvasnin sistematikisht.
Edhe 11 të tjerët kanë akuzën për “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, por teksa ishin punonjës operatorë, prokuroria kërkoi 3 vite shërbim prove.
Pretenca e SPAK parashikon përllogaritjen e zbritjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare mes te cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Erjon Kasmit, si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës.
Gjithashtu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë. Sekuestro preventive është vendosur edhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.
Pretenca e SPAK:
-Erjon Kasmi, 9 vite burgim
Xhulian Xhafa, 8 vjet e 6 muaj burg
-Anduel Gjergji 3 vite shërbim prove
-Ariol Zenuni 3 vite shërbim prove
-Denada Bardhi 2 vite shërbim prove
-Emion Orizaj 3 vite shërbim prove
-Ermir Shehu, 3 vite shërbim prove
Eris Kurila 3 vite shërbim prove
-Evis Mahmutaj 3 vite shërbim prove
-Ilir Shkurti 2 vite shërbim prove
-Indrit Tila 2 vite shërbim prove
-Klevin Molla shërbim prove
-Skerdi Llupi shërbim prove
/ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës