Aplikacion
Zhupa thotë se paratë e qytetarëve nuk kanë shkuar për djegien e plehrave pasi nuk ekziston asnjë incenerator në Tiranë.
Sipas saj janë 35 milionë euro që janë paguar nga taksat e qytetarëve.
“Qytetarët panë me zë dhe figurë sesi paratë e tyre nuk shkojnë për djegien e plehrave sepse Inceneratori i Tiranës nuk ekziston!
Ku kanë shkuar 35 milion euro që janë paguar nga taksat e qytetarëve?!
Incenerimi nuk kryhet, metodat e reja të menaxhimit të plehrave nuk duken askund!
Çdo gjë që është thënë nga qeveria dhe bashkia këto 4 vite e gjysmë ka qenë vetëm propagandë dhe mashtrim.
Kanë firmosur që 430 milion euro, para të taksave të qytetarëve më të varfër në Europë, të të “digjen” në vend të plehrave!
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”-shkruan Zhupa.
Dënohet me dy vite burg Ermes Hoxhalli, mashtroi qytetarët duke u shtirur si mbesa e Edi Ramës