zoom

Aktualitet

Zhdukja misterioze e shoqes së Liridonës në Suedi – Çfarë sekretesh dinte shqiptarja?

Një shoqe e ngushtë e Liridona Ademajt prej javësh është raportuar e zhdukur në Suedi.

Prej saj nuk ka asnjë informacion që prej vrasjes së Liridona Ademajt dhe autoritetet dyshojnë se zhdukja e saj mund të lidhet me informacione sekrete që ajo dinte për Liridonën dhe Naim Murselin dhe jetën e tyre në Suedi.

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi deklaroi se ka dyshime që për shkak të informacioneve, ajo të jetë vrarë.

“Nuk ishte e nevojshme të publikoheshin deklaratat e para. Publikimi mund të jetë për të çorientuar pistat reale të hetimit. Unë kam thënë se jeta e të ndjerës është marrë për shkak të sekreteve që ka pas. Ishte një mikeshë e saj nga Ferizaj, fati i saj ende nuk dihet.

Ndërlidhet me marrëdhëniet që kanë pasur, e zhdukura në Suedi ishte mikeshë e Liridonës. Dyshimet e mia personale, kemi të bëjmë me një organizim vrasje nga persona që nuk janë të ndaluar, për shkak të informacioneve që kishte e ndjera. Prandaj i dyshuari kryesor ka gjetur mënyrën më të mirë duke thënë se ishte i pranishëm gjatë vrasjes.

Vrasja ka të bëjë me informacione që posedonte e ndjera për aktivitete të kundërligjshme në Suedi. Babi i Naim Murselit së pari ka deklaruar, Liridona mund të kishte pasur sekrete që i kanë kushtuar jetën. Mbase për një shmangie tatimore në shtetin e Suedisë me vlerën e 30 mln eurove, të cilët nuk janë të arrestuar”, deklaroi ai në një intervistë për “Shqipëria Live”.