zoom

Bota

Zhduket Presidenti i Iranit, helikopteri me të cilin po udhëtonte u aksidentua

Helikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti i Iranit, Efraim Raisi u aksidentua këtë të diel, duke ngritur në këmbë të gjithë ushtrinë iraniane.

40 ekipe të kërkim-shpëtimit janë angazhuar për të gjetur gjurmë të Raisit dhe të pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit që udhëtonin me të.

“Gjërat janë nën kontroll dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë punën e tyre. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt. Do të duhet kohë për të arritur në vendndodhjen e helikopterit për shkak të kushteve të motit”, u shpreh ministri i Brendshëm iranian.

Përveç presidentit, në bord ishin: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet.

Postime të lidhura