zoom

Të gjitha

Zhduket prej 3 ditësh shqiptarja në Greqi, familjarët të alarmuar

Kjo është shqiptarja Esmeralda Shira, 35 vjeçe, 1.75 m e gjatë, me flokë të zeza dhe sy kafe.

Policia greke është vënë në alarm për zhdukjen e saj.

Siç raportojnë mediet e huaja, shqiptarja është zhdukur në Hania të Kretës dhe mund të ketë arsye që i rrezikojnë jetën.

Fillimisht alarmin për zhdukjen e shqiptares e ka dhënë gazetari Shpëtim Zinxhiria që jeton në shtetin fqinj. Më poshtë postimi i plotë i tij.

Edhe një 35-vjeçare shqiptare zhduket në Greqi…!

Jepet alarm për zhdukjen e shqiptares Esmeralda Shira 35-vjeç .

Autoritetet kanë marrë alarmin për zhdukjen e gruas shqiptare më 16/12/2021.

Të dashur bashkëatdhetarë, kërkohet ndihma dhe kontributi juaj. Një bashkëatdhetare jonë është zhdukur pa lënë gjurmë në Hania të Kretës. Për këtë zhdukje autoritetet greke japin alarmin.
Zonja Esmeralda Sira, 35 vjeçe, është 1.75 m e gjatë, peshon 55 kg, ka flokë të zeza dhe sy kafe. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë dhe çizme të zeza.

Kushdo që ka ndonjë informacion, ju lutemi të kontaktojë me telefon me “Buzëqeshja e Fëmijës” 1160000 në 24 orë, si dhe në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Komisariatet e Policisë me numër telefoni 100, si dhe përmes aplikacionit Missing Alert është një informacion i drejtpërdrejtë për zhdukjen e saj.

Urojmë te gjendet sa më shpejtë, pasi mjafton zhdukja e 143 në bashkëatdhetarve tane në GREQI.