zoom

Bota

Zhduket një avion ushtarak në Itali, humbi kontaktet me kullën e kontrollit pak para se të ulej

Mediat italiane njoftojnë se gjatë pasdites së sotme pranë aeroportit Trapani Birgi, është zhdukur një avion ushtarak, ndërsa kërkimet kanë nisur.

Bëhet fjalë për një Eurofighter Typhoon , një përgjues luftarak me shumë role, i cili ishte në gati për ulje. Papritmas komunikimet me kullën e kontrollit u ndërprenë ndërsa avioni ndodhej në zonën e Guarrato.