zoom

Aktualitet

Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

Familja e Ervis Martinajt ka kallëzuar në polici humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin e policisë. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Faik Martinaj, xhaxhai i 40-vjeçarit.

Xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj është për momentin një prej njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.

Martinaj është në kërkim, pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Kallëzimi vjen pak kohë pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës, ku u ekzekutua kushëriri i tij, Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Policia ka dështuar në disa aksione për arrestimin e Ervis Martinajt. Ndërkohë që në lidhje me pretendimin e familjes nuk dihet nëse është një inskenim nga ana e të shumëkërkuarit apo mund të jetë realisht i rrezikuar përpara një tjetër ngjarjeje të rëndë kriminale./ Zoom.al

 

Postime të lidhura