zoom

Aktualitet

“Zhduket” 15-vjeçari në Shkodër, babai i përlotur e lut që të kthehet në shtëpi

Një 15-vjeçar në Postribë të Shkodrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej dy ditësh.

Babai i tij, Agim Bibaj ka bërë denoncim në polici, ku ka treguar se djali është larguar nga shtëpia para dy ditësh dhe nuk është kthyer më.

I përlotur, ai ka bërë thirrje që të kthehet në shtëpi.

Ai ka treguar në polici se i biri 15-vjeçar është nisur në mëngjes për në shkollë, por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur.

Sipas babait, djali i tij është larguar për shkak se ditët e fundit e ka qortuar që të mos bëjë sjellje të keqe dhe përplasjen me babain, djali ia ka shprehur vetëm shokëve dhe jo familjes.

Bibaj thotë se nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij por vetëm e ka këshilluar si çdo prind që te ketë një sjellje të mirë në shoqëri gjë për të cilën dyshon se i biri është irrituar duke vendosur të largohet nga banesa.