Aplikacion
Vendimi u mor këtë të premte nga Këshilli Bashkiak i Himarës, ku me 12 vota pro dhe me opozitën që bojkotoi votimin u vendos që Bollano të ulet në karrigen e lënë bosh dy ditë më parë nga Blerina Bala, e cila pak ditë më parë ka depozituar dorëheqjen pranë Këshillit Bashkiak nga drejtimi i bashkisë së Himarës.
Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak ne 29 mars pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan pas hekurave.
Arqile Bollano ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste në Himarë