Aplikacion
Kjo e fundit bëri me dije se rasti u zbulua në një fermë private, teksa kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen, 70 krerë pula, që janë groposur.
“Takimi kishte si qëllim marrjen e masave për parandalimin dhe kontrolin e gripit të shpendëve. Virusi ka arritur edhe këtu, duhet të analizojmë urdhërin e ministrisë, për të eleminuar dhe parandaluar shfaqjen e këtij virusi.
Të gjithë shpendrritësit në momentin që shohin sjellje të dyshimtë të shpendëve të informojnë veterinarin përkatës. 0800 33 66 që cdo shpendrritës të marrë në telefon.
Është një rast sporadik, shpend oboori, janë groposur 70 krerë, janë marrë të gjitha masat”, tha Angoni.
Për këtë, u zhvillua një takim mbi marrjen e masave, në lidhje me kontrollin e sëmundjes së shpendëve. Angoni shtoi se të shtunën dhe të dielën do të ketë kontrolle të shtuara në tregje.
Angoni tha se u është lënë detyrë bashkive të përcaktohet vendi ku do gruposen shpendët nëse ka raste të tjera.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat