zoom

Politikë

Zgjedhjet/ PS ndryshon drejtuesit politikë të qarqeve

Partia Socialiste ka ndryshuar drejtuesit politikë në dy qarqe në vend.

Ulsi Manja caktohet si drejtues politik i qarkut Lezhë, ku deri më parë ishte Blendi Klosi.

Vetë Manja drejtonte qarkun Dibër.

Ndërkohë, në Dibër është vendosur drejtuese politike, ministrja  e Energjitikës, Belinda Balluku.

Lajmin e ka njoftuar Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik.
Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive.
Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku.”