zoom

Slider

Zgjedhjet në Shkodër, reagon kandidati Shaba: FSHF nxori jashtë mediat

Kujtim Shaba, kandidat për kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, nëpërmjet një prononcimi për mediat, ka deklaruar se FSHF nxori mediat jashtë për të mos qenë dëshmitare e trukimit të ndeshjes.

“Siç ju e patë, mediat ndenjën 5 minuta sa për të marrë pamjet dhe dolën jashtë. Unë i kam kërkuar që në fillim që mediat të jenë transparente gjatë gjithë procesit të votimit.

Ishin përgatitur për të trukuar ndeshjen, flas në termin e futbollit. Përjashtuan median jashtë, sepse nuk donin që të ishin dëshmitarë okularë për trukimin e ndeshjes”, u shpreh ai.