Aplikacion
“Kuvendin qendror do ta mbajmë deri të premten, të enjten ose të premten dhe aty do të vendoset”, tha ai për “TV21”.
Deri në këtë ditë, ASH-ja e Ziadin Selës duhet të sjell vendim se si do të veprojë në zgjedhjet e majit.
Duke folur se a pritet që t’i bashkohet Frontit Europian, Sela tha se tema për lista të përbashkëta me partitë e Frontit Europian është ezauruar.
Sipas tij, për momentin nuk mund të zbatohet as çështja që të shkohet vetë në zgjedhje.
“Tema për listat e përbashkëta është ezauruar. Gjithashtu – edhe vendimi që të shkojmë vetë në zgjedhje, nuk mund të zbatohet pa pasur edhe një vendim të Gjykatës”, u shpreh ai. /ZOOM.AL/