Aplikacion
Nënshkrimi i Deklaratës është ngjarje tradicionale, që e organizon Instituti Ohër nga viti 2014 dhe mbahet para të gjitha zgjedhjeve. Deklaratën do ta nënshkruajnë kryetarët dhe të rinjtë e partive politike.
“Nënshkrimi i kësaj Deklarate do të transmetojë mesazh të qasrtë deri te gjithë opinioni vendas se politikanët e rinj si bartës të ardhshëm të vendimeve, kanë vullnet të fuqishëm dhe vendosmëri që të jenë liderë të ardhshëm dhe të krijojnë kulturë politike ndryshe, duke e ngritur dialogun politik në nivel më të lartë”, theksojnë organizatorët. /ZOOM.AL/