zoom

Rajoni

Zgjedhjet në Maqedoni, Avokati i Popullit hap linja telefonike për raportimin e shkeljeve dhe votës

Sot po mbahen dy palë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, për Presidentin dhe Parlamentaret, teksa shqiptarët shikohen si faktor përcaktues.

Nga zyra e Avokatit të Popullit, përveç linjës telefonike falas, qytetarët do të mund të raportojnë për shkelje të së drejtës së votës dhe personalisht në zyrën qendrore në Shkup, e cila gjendet në rrugën “Makedonija 19”, përballë Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës.

“Gjithashtu ditën e zgjedhjeve do të ketë shërbim në rajonet në Strumicë 034-329-996, Kërçovë 045-228-586, Tetovë 044-344-082, Manastir 047-242-310, Shtip 032-389-70. dhe në Kumanovë 031-431-488”, thuhet në njoftimin e sotëm të Avokatit të Popullit, sipas raportimit të INA.

Nga zyra e Avokatit të Popullit, theksojnë se për të mbrojtur të drejtën e votës së qytetarëve, do të ndërmarrë masa të menjëhershme për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera që janë të obliguara t’u ofrojnë mbrojtje qytetarëve në ushtrimin e tyre dhe t’u garantohet e drejta e votës. /ZOOM.AL/