Aplikacion
Në fjalën e tij, Kurti ka theksuar se ky rezultat vjen si pasojë e disa defekteve të brendshme.
Siç tha edhe vetë kryeministri i Kosovës, i gjithë rezultati ishte “bashkimi i të gjithë të tjerëve kundër Vetëvendosjes”.
“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së. Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i urtoj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje. Do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku paratë e mëdha në qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër. Do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës Kurti në të gjithë vendin fitoi vetëm 4 komuna.