zoom

Politikë

Zgjedhjet në Himarë/ Teliti: Votat u vodhën nga krimi, zgjidhja qeveria teknike 

Pak para përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ka rënditur disa problematika në këtë proces.

Në një reagim në rrjetin e tij social Teliti shkruan se sot ishte prova e radhës që qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme në 2025.

Postimi i plotë:

Krimet elektorale në Himarë tregues i domosdoshmërisë për QEVERI TEKNIKE!

Shkeljet e sotme (të urdhëruara nga lart) në procesin zgjedhor janë produkti më i qartë i skemave kriminale dhe manipuluese të vullnetit qytetar.

Qindra votuesve u mohohet padrejtësisht e drejta e votimit.

Shtesa listash me “votues të porositur” dhe ndryshime të vendodhjes së qendrave të votimit.

Në terren janë shpërndarë “për të kryer detyrën” eksponente të botës së krimit.

Në terren trupa e patronazhistëve dhe shefave të tyre politik po intimodojnë kudo votuesit.

Kërcënime të raportuara edhe në qendrat e votimit.

Si mund ti besosh qeverisë aktuale organizimin e zgjedhjeve të ardhshme qëndrore???

Që të ketë zgjedhje dhe jo votime, e vetmja zgjidhje është QEVERIA TEKNIKE!