zoom

Lajme

Zgjedhjet në Himarë, deri në orën 16:00 kanë votuar 32% e zgjedhësve

Deri në orën 16:00 janë 6.859 votues që kanë ushtruar të drejtën e votës, ose 31.87% e votuesve në total.

Vihet re një trend në rritje me 2% të pjesëmarrjes në krahasim me zgjedhjet e kaluara të 14 majit 2023.

Të dhënat janë raportuar nga 33 qendra votimi nga 36 që janë në total.

Votimi ka nisur në orën 07:00, ku qytetarët iu janë drejtuar 36 qendrave të votimit.

Himarjotët zgjedhin ditën e sotme (4 Gusht) kryebashkiakun e ri, ku në garë për të fituar mandatin janë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria.