zoom

Bota

Zgjedhjet në Francë/ E djathta ekstreme nuk arrin të fitojë shumicën, sondazhet tregojnë fitore për aleancën e majtë

Të gjitha kanalet kryesore televizive projektojnë fitoren për aleancën e majtë dhe jo për tubimin kombëtar të Marine Le Pen dhe Jordan Bardella.

Ky është rezultati i parashikuar nga televizioni shtetëror francez:

Ndërkohë raportohet se Tubimi Kombëtar (RN) nuk ka fituar shumicën në zgjedhjet e raundit të dytë.

Koalcioni i krahut të majtë dhe qendrës kishin prioritet bllokimin e RN dhe kjo strategji duket se ka funksionuar.

Mrgjithatë RN e ka rritur shumë përfaqësimin e saj në parlament, ndërsa numri i vendeve të mbajtura nga mbështetësit e Presidentit Macron është ulur.

Duket sikur fituesit kryesorë të natës mund të jenë të majtët.

Kushdo që fiton, Macron ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen si president. Në një letër drejtuar popullit francez të publikuar një javë më parë, tha se do të qëndronte deri në përfundimin e mandatit të tij në vitin 2027.

Megjithatë, nëse partia e tij humbet dhe ose Tubimi Kombëtar ose Fronti i Ri Popullor fitojnë plotësisht, kjo lë pothuajse tre vjet “bashkëjetesë”, ose ndarje pushteti – që do të thotë se presidenti i një partie kryeson shtetin dhe një parti tjetër drejton qeverinë.

Ka ndodhur edhe më parë, me politikën e brendshme në duart e kryeministrit dhe politikën e jashtme dhe të mbrojtjes në duart e presidentit.

Nëse nuk ka shumicë absolute – një skenar i mundshëm – presidenti do të duhet të negociojë me lojtarë të tjerë për të krijuar një qeveri dhe për të zgjedhur një kryeministër. Kjo do ta linte qeverinë në një pozicion të lëkundur dhe mund të mos mbijetojë gjatë.