zoom

Politikë

Zgjedhjet në 6 bashki, fushata nis më 19 shkurt, rrëzohet kërkesa e PD

Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë vendit që do të mbahen më 6 mars do të nisë më 19 shkurt, vendim i cili miraton kështu propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Përfaqësuesi i PD në KQZ ka kërkuar që fushata të nis ëmë herët por kërkesa e tij është rrëzuar nga komisioni.

“Koha e lënë prej dy javësh, pra 13 duke konsideruar heshtjen zgjedhore, mendoj se është shumë e pakët për faktin e vetëm se ne kemi të gjithë mundësinë objektive për të realizuar një kohë më të gjatë të fushatës zgjedhore. Ne propozojmë datën 7 shkurt për të filluar fushatën. Një fushatë kaq e shkurtër zgjedhore s’do i vinte në ndihmë procesit. Data 7 shkurt do ishte më se e mjaftueshme për nisjen e fushatës zgjedhore dhe nuk shoh ndonjë pengesë në këtë pikë”, tha Indrit Sefa.