Aplikacion
Drejtuesi politike i qarkut, Damian Gjiknuri ka mbledhur në Elbasan drejtuesit e PS dhe 7 kryebashkiakët e këtij Qarku ku ka dhënë direktivat në prag të çeljes fushatës së përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie që do konkurojnë në zgjedhjet vendore që janë parashikuar të mbahen në Pranverën e ardhshme.
Gjiknuri ka vlerësuar punën e të gjithë kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit, por ai ka deklaruar se jo të gjithë ata që janë në detyrë do rikandidojë në këto zgjedhje. I pari ndër shtatë kryebashkiakët aktualë që thuajse e ka të sigurt deri tani rikandidimin është Andis Salla, kryebashkiaku i Cërrikut ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i PS.
Deklarata e Gjiknurit për rikonfirmimin e Andis Sallës si kandidat e PS në zgjedhjet e radhës vjen pasi ai u vlerësua me superlativa pak javë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtues të pushtetit vendor.