zoom

Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Deri në orën 12:00, pjesëmarrja 14.91%

Në Shkodër, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë, Durrës dhe Vorë ka nisur që prej orës 07:00 të mëngjesit procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë. Sipas KQZ, pjesëmarrja deri në orën 12:00 është 14.91%, teksa kanë raportuar 624 nga 942 Qendra Votimi në total. Rezulton se deri më tani qytetarët e Dibrës kanë qenë më të interesuar për të votuar, ku pjesëmarrja është më e larta, 19.73%. Dibra ndiqet nga Lushnja, ku pjesëmarrja është 19.63.

Ndërkohë në Shkodër kanë dalë për të votuar 13.68% e qytetarëve me të drejtë vote, teksa një përqindje më e lartë është regjistruar në Rrogozhinë, 17.91%. Në Vorë, e vetmja bashki ku po aplikohet votimi elektronik, interes për të votuar deri më tani kanë shfaqur 19.17% e qytetarëve me të drejtë vote.

Durrësi ka pjesëmarrjen më të ulët, deri në orën 12:00, ku kutive të votimit i janë drejtuar vetëm 12.06% e qytetarëve me të drejtë vote.

Janë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote që do të duhet t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar. KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë. Votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00./ zoom.al

Postime të lidhura