zoom

Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/Zgjatet afati për pasaportat dhe ID-të e skaduara. Preken 500.000 shqiptarë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar akti për të zgjatur afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka thënë se janë rreth 500 shqiptarë që iu ka përfunduar tashmë vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit. Tashmë, të gjithë këta persona do mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

“Sot këshilli i ministrave vendosi për zgjatjen e afatit për vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit, që do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë këtë ngërçin e krijuar, janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit. Në këtë mënyrë, me miratimin e këtij akti, do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për të ushtruar të drejtën e votës si e drejtë kushtetuese”, u shpreh Hoxha.

Postime të lidhura