Aplikacion
“Grupet parlamentare janë ato që ju dini, çfarë ndodh në grupet parlamentare është çështje e tyre. Rruga evropiane e Shqipërisë, kriteret e Kopenhagenit kanë përcaktuar se duhet dialog.
PS gjithmonë ka qenë e vetmja parti që ka kontribuar në vendosjen e standardeve. Konsultimi për aq kohë sa Presidenti zgjidhet nga Kuvendi ndodh në Kuvend.”tha Balla.
Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual. PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damina Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, ndërsa Balla tha se ky proces ndodh brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe dëshira e socialistëve është për konsultim e dialog nga të gjitha palët. Këto deklarata Balla i bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar.
/Zoom.al
Atentati ndaj Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari që i siguroi autorit automjetin (Emri)