zoom

Aktualitet

Zëvendësministrja e Bujqësisë: Nuk ka më raste të reja të gripit të shpendëve

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në konferencën për shtyp të së dielës ka njoftuar se nuk ka pasur konfirmime të tjera të rasteve me grip shpendësh në Shqipëri.

Gjecia ka ripërsëritur që vazhdon monitorimi dhe kontrolli i stabilimenteev të shpendëve dhe jo vetëm. Gjithashtu tha se po shtohet flota veterinare.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, rreth 400 mijë pula kane ngordhur deri tani, por sipas kompanive që merren me to jaën mbi 600 mijë krerë të ngordhura.

Gripi i shpendëve u konfirmuar pak ditë më parë dhe në Divjakë.