Aplikacion
Sipas agjencisë amerikane të lajmeve Bloomberg, Meta u ka ofruar miliona dollarë agjencive të Hollivudit për të licencuar zërat e dhjetëra njerëzve të famshëm mbi të cilët do të stërviteshin Meta AI, chatbot-i i cili tashmë është i pranishëm në rrjetet sociale të grupit në Shtetet e Bashkuara.
Meta, në fakt, planifikon të regjistrojë zërat e aktorëve që do të përdoren për Meta AI në modelet e syzeve të lidhura me Facebook, Messenger, Instagram, WhatsApp dhe madje edhe Ray-Ban.
Inteligjenca artificiale e gjigantit amerikan nuk është ende e disponueshme në Bashkimin Evropian për shkak të rregulloreve të rrepta për menaxhimin e të dhënave në të cilat do të kishte akses inteligjenca artificiale.
Në lidhje me marrëveshjen e mundshme të Metës me Hollywood-in, Bloomberg thotë se negociatat janë prishur disa herë, me palët që s’kanë rënë dakord për kushtet e përdorimit. Meta duket se do të dëshironte ta finalizonte bashkëpunimin përpara konferencës Connect në shtator, ku pritet të prezantojë zgjidhje të reja të inteligjencës artificiale.