zoom

Bota

“Dorëzohuni”! Zelensky, ushtarëve rusë: Ne e dimë çfarë mendoni për këtë luftë të pakuptimtë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua ushtarëve rusë përmes një mesazhi në Telegram.

“Rekrutët rusë! Më dëgjoni me shumë kujdes. Oficerë rusë! Ju tashmë keni kuptuar gjithçka. Ju nuk do të merrni asgjë nga Ukraina. Ju do të merrni jetë. Ju jeni shumë. Por edhe jeta juaj do të merret,” tha presidenti.

Më tej vijoi:

“Por pse duhet të vdisni? Per çfare? Unë e di që ju dëshironi të mbijetoni.”

Zelensky tha se Ukraina po dëgjon bisedat e ushtarëve rusë në përgjime.

“Ne dëgjojmë se çfarë mendoni vërtet për këtë luftë të pakuptimtë, është turp dhe për shtetin tuaj. Bisedat tuaja me njëri-tjetrin. Thirrjet tuaja në shtëpi për familjen tuaj. Ne i dëgjojmë të gjitha. Ne nxjerrim përfundime. Ne e dimë se kush jeni.” tha ai.

Presidenti ukrainas gjithashtu u ofroi ushtarëve rusë atë që ai tha se ishte një zgjedhje dhe një shans.

“Në emër të popullit ukrainas, unë ju jap një shans. Mundësi për të mbijetuar. Nëse dorëzoheni para forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç supozohet të trajtohen njerëzit. Si njerëz, me dinjitet. Në një farë mënyre, ju nuk keni qenë të trajtuar në ushtrinë tuaj. Dhe në një farë mënyre, ushtria juaj nuk trajton tonën. Zgjidhni!”- tha Zelensky.

Zelensky deklaroi se Rusia kishte humbur 80 avionë luftarakë dhe se së shpejti numri i helikopterëve të rrëzuar të Rusisë do të arrijë në qindra njësi./ Zoom.al