zoom

Bota

Zelensky: Sanksionet ndaj Rusisë të pamjaftueshme, të bojkotohet nafta

Ditët e fundit u ndërmorën sanksione të reja nga Rusisë, për të eleminuar sa më shumë pushtrimn rus në Ukrainë.Por sipas presidentit ukrainas, sanskionet e vendosura nuk janë të mjaftueshme.

Në fjalimin e tij të fundit, Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që të shkojë më thellë dhe të bojkotojnë përdorimin e natës ruse.

Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë , me më shumë se gjysma e eksporteve të saj që shkojnë në Evropë.

Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale të naftës në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3% në SHBA.

Zelensky thotë se Kremlini po fiton aq shumë nga eksportet e naftës sa nuk ndjen nevojën për t’i marrë seriozisht negociatat e paqes.

Ai shton se do të vazhdojë të këmbëngulë që bankat ruse duhet të shkëputen tërësisht nga sistemi financiar ndërkombëtar.