zoom

Bota

Zelensky mbërrin në Londër, konfirmon takimin me mbretin Charles, Starmer: Jemi me Ukrainën!

Pas vizitës së tij plot tensione në washington, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbërriti sot në Londër dhe u drejtua në DoWning Street ku po zhvillon bisedime me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Menjëherë pas mbërritjes së tij, presidenti ukrainas u bombardua me pyetje të gazetarëve britanikë për takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe marrëdhëniet e Ukrainës me SHBA-në, të cilave ai shmangu përgjigjet.

BBC shkruan se Starmer përsërit mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke thënë se “ne qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa mund të duhet”.

“Dhe siç dëgjuat nga brohoritjet në rrugë jashtë, ju keni mbështetje të plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe ne qëndrojmë me ju, me Ukrainën, për aq kohë sa mund të duhet”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, Starmer foli dhe për vendosmërinë e palëkundur për të arritur një paqe të qëndrueshme për Ukrainën.

“Ky është populli i Mbretërisë së Bashkuar që del për të demonstruar se sa shumë ju mbështesin, sa mbështesin Ukrainën dhe vendosmërinë tonë absolute për të qëndruar me ju, vendosmërinë tuaj të palëkundur, dhe për të arritur atë që ne të dy duam të arrijmë, që është një paqe e qëndrueshme.

Një paqe e qëndrueshme për Ukrainën e bazuar në sovranitetin dhe sigurinë për Ukrainën, kaq e rëndësishme për Ukrainën, aq e rëndësishme për Evropën dhe kaq e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai.

Zelensky nga ana tjetër ka falenderuar Starmer për mbështetjen e tij dhe falënderoj dhe Mbretin Charles III, i cili pranoi një takim me të nesër.

“Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë dhe miq të tillë”, tha ai, sipas BBC.

Postime të lidhura