Aplikacion
“Ne ishim në gjendje të organizonim tre korridore humanitare: nga qyteti i Sumy-t, nga qyteti i Kievit e rajoni i Kievit dhe nga Enerhodar”, tha ai, duke shtuar se përpjekjet do të vazhdojnë të enjten.
Zelensky tha se autoritetet ukrainase po përgatisnin gjashtë korridore humanitare për të larguar njerëzit nga zonat e sulmuara.
“Ne po lutemi që të mund të evakuojmë njerëzit nga Mariupol-i, nga Izium-i, nga Volnovakha, etj për t’i evakuuar në vendet e sigurta të Ukrainës së lirë”, tha Zelensky.
Ndërsa disa rrugë ishin të suksesshme në evakuimin e njerëzve drejt sigurisë, të tjerat u desh të braktiseshin.
Këshilli i qytetit të Bucha-s tha se 50 autobusë u bllokuan nga ushtria ruse në Stoyanka aty pranë./ Zoom.al