zoom

Bota

Zelensky është larguar në Poloni? Zyrtarët ukrainas tregojnë se ku është presidenti

Volodymyr Zelensky është në Ukrainë! Ky ka qenë reagimi zyrtar i “Rada”, kanali zyrtar televiziv i parlamentit ukrainas, i cili përgënjeshtroi deklaratën e bërë nga Moska, se presidenti ishte larguar drejt Polonisë.

Ata kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke sqaruar se Zelensky ndodhet në Ukrainë së bashku me njerëzit e tij.

“Pushtuesit kanë përhapur një tjetër lajm të rremë duke thënë se Presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga vendi. Kjo nuk është e vërtetë, presidenti është Kiev me njerëzit e tij”, thuhet në reagimin zyrtar. /zoom.al/