zoom

Të gjitha

Zef Deda mbush 72 vjeç, Juli i bën urimin më të ndjerë: Të gjithë janë rritur me humorin tënd

Aktori i mirënjohur i skenës dhe teatrit, Zef Deda feston sot ditëlindjen e 72-të. Edhe sigurisht në këtë ditë kaq të veçantë nuk kishte se si të mungonte urimi i të birit, Jul Deda.

Ky i fundit ka postuar në Instagram një foto, ku shihen së bashku dhe e ka shoqëruar me disa fjali tepër të ndjera.

“E gezofsh diten e lindjes Artisti i shtepise sone. U befsh sa te doje e bardha zemer. Te du fort Babo..! Ahh, se mos harroj, ke te fala nga te gjithe dashamiresit e tu, qe une takoj perdite ne rruge dhe me thone “mi bej shume te fala te madhit Zef, se jemi rrit me humorin e tij”.