Aplikacion
Në njoftim e ARRSH thuhet se qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
Banorët e Rinas kanë protestuar 4 ditë radhazi me argumentimin se qarkullimi i automjeteve me një sens lëvizjeje penalizon aktivitetet e tyre të përditshme.
“NJOFTIM
Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.
Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes”- thuhet në njoftim.
Qëlloi me armë drejt Sajmir Reçit në 2023/ E shkuara kriminale e 30-vjeçarit të vrarë në Vlorë