Aplikacion
Artifakti u zbulua në vitin 1992 në një hendek në Fortesën Romake të Vindolanda-s, pranë Murit të Hadrianit, i cili dikur shënonte kufirin veriperëndimor të Perandorisë Romake, në Anglinë veriore. Studiuesit fillimisht e regjistruan objektin si i përdorur dikur për magji (mjet mallkimi).
Ky keqidentifikim ishte rezultat i gjetjes së tij, pranë dhjetëra këpucëve dhe aksesorëve fustanesh.
Megjithatë, studiuesit e kanë riinterpretuar artifaktin, duke përshkruar disa nga funksionet e tij më të mundshme.
Të dhëna nga arti dhe letërsia romake
Objekti i gdhendur, i cili është 160 milimetra (6.3 inç) i gjatë, mund të jetë përdorur si një mjet seksual, jo domosdoshmërisht për penetrim, por me shumë gjasa për stimulimin e klitorit. Nëse gjetja arkeologjike është me të vërtetë një lodër seksi, ajo përfaqëson gjetjen e parë në llojin e vet.
“Mund të jetë shumë mirë një objekt seksi dhe, nëse është, është shembulli i parë nga bota romake,” tha për CNN bashkautori i studimit, Rob Collins, lektor Arkeologjie në Universitetin e Newcastle, në Mbretërinë e Bashkuar.
“Nuk duhet të habitemi nga kjo. Ne e dimë nga arti romak dhe letërsia romake se ata përdorën dildo. Por ne ende nuk kemi gjetur ndonjë shembull arkeologjik,” shtoi ai.
Një nga arsyet që objekte të tilla nuk janë të zakonshme në gjetjet arkeologjike është sepse dildot kishin më shumë gjasa të ishin bërë nga materiale organike dhe, për rrjedhojë, nuk mbijetonin në mënyrë rutinore, sipas studimit.
Megjithatë, nëse artifakti është një mjet seksual, ai mund të mos jetë përdorur gjithmonë ekskluzivisht si një lodër seksi për kënaqësi.
Sipas studimit, objekti mund të jetë vënë në përdorim nga një pronar skllav ndaj një personi të skllavëruar, qoftë mashkull apo femër, për torturë ose për të pohuar dominimin, duke përforcuar çekuilibrat e pushtetit.
Përdorime të tjera të mundshme
Objekti duke qenë më i lëmuar në skajet e tij sesa në mes – me gjasë për shkak të vajrave të lëkurës dhe kapjes së shpeshtë – tregon se këto zona të tij ka pasur më shumë kontakt.
Ndaj s’është çudi që të jetë lënë diku, që të prekej asokohe nga kalimtarët për fat të mirë ose për të fituar “imunitet” nga fatkeqësitë. Ky ritual ishte i zakonshëm në të gjithë Perandorinë Romake.
Një tjetër përdorim i mundshëm është ai i një shtypësi për bluarjen ose përzierjen e materialeve për gatim, kozmetikë, pomada ose ilaçe, sipas studimit.
Gjetja e shembujve të ngjashëm në arkeologji mund t’i ndihmojë studiuesit të identifikojnë më mirë funksionin e objektit, tha Collins, i cili shpreson që studimi të stimulojë një rishikim të objekteve që janë aktualisht në koleksionet e muzeut që mund të jenë të ngjashëm me falusin prej druri, por që nuk janë njohur si të tillë.
“Falusi prej druri mund të jetë aktualisht unik në mbijetesën e tij nga kjo kohë, por nuk ka gjasa të ketë qenë i vetmi i llojit të tij i përdorur në vend, përgjatë kufirit, ose në Britaninë Romake,” shtoi Barbara Birley, kuratore./ Përshtatur në shqip nga CNN
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat