Aplikacion
“Shtëpia e barit” është gjendur në zonën e Kasharit në Tiranë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drug House” u arrestuan në flagrancë Xhevrije Sulaj, Shqipe Sulaj, Luan Sulaj, Ylli Sulaj, Lutfi Basha, Rifat Kuçi, dhe u procedua penalisht Z. V.
Njoftimi i policise
Finalizohet operacioni policor i koduar “Drug House”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6
Gjatë operacionit janë zbuluar dy kate të një banese, të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.
Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre punonjës të OSHEE-së.
Procedohet penalisht dhe kryeplaku i fshatit, për moskallëzim krimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Kashar 2, një shtetas kishte përshtatur banesën, si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drug House”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– L. S., 44 vjeç, Y. S., 47 vjeç, Xh. S., 69 vjeçe, Sh. S., 38 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim;
– L. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
– R. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi Z. V., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetases Xh. S., në katin e dytë dhe të tretë, shërbimet e Policisë evidentuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, është gjetur në banesë shtetasja Xh. S.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit L. S., Y. S., dhe Sh. S, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën e shtetases Xh. S., për të kultivuar bimë narkotike.
Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë