zoom

Lajme

Zbulohet sekreti i Erjolës, kush është i dashuri i saj jashtë Big Brother?

Erjola Doçi është në një lidhje dashurie, jashtë shtëpisë së Big Brother.

Sekreti e saj e zbuloi Bledi Mane, i cili gjatë një bisede televizive, teksa po diskutohej për çiftet e mundshme brenda shtëpisë së Big Brother, Bledi Mane hodhi poshtë aludimet se ajo mund të përjetonte romancë me Romeon sepse ka lënë një histori dashurie jashtë.

Sipas tij, i dashuri i Erjolës është një reper, që jeton në Gjermani.

Biseda televizive:

Dea: Me thënë të drejtën kur ka hyrë Erjola Doçi mu duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa. Se Erjola është femër seksi, provokuese, kur hynte ajo në pishinë, të paktën unë Erjolën me Romeon i shihja.

Bledi Mane: Ne e kemi Erjolën shoqe dhe ajo ka një lidhje jashtë.

Ed Manushi: Ky qenka lajm, kë ka Erjola jashtë?

Bledi Mane: Me një emër të njohur, po na ndjek nga Gjermania. Është emër i njohur i repit, kaq mjafton.

Dea: Edhe shoku i Bardhit (qesh).