zoom

Lajme

Zbulohet opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP Kosova 3 do të nisë së shpejti dhe dalë-ngadalë produksioni po zbulon pjesëmarrësit e këtij shou televiziv.

Në kolltukun e opinionistit do të ulet gazetari Milaim Zeka, i cili do të komentojë sjelljen e banorëve brenda shtëpisë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni në rrjetet sociale, pas thashethemeve që qarkulluan.

“Ju prezantojmë opinionistin e parë të Big Brother VIP Kosova 3 Milaim Zeka”, thuhet në status.

Në rrjet aludohet se në krah të Milaim Zekës do të jetë Einxhel Shkira, por roli i saj si opinioniste në BBVK nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.