zoom

Aktualitet

Zbulohet numri i emigrantëve që janë nisur nga Italia në Shqipëri me anijen e parë

Mediat italiane kanë zbuluar numrin e emigrantëve që janë nisur sot me anijen e parë drejt Shqipërisë.

“Ansa” raporton se në bordin e anijes “Libra” të Marinës ndodhen 16 emigrantë të nisur drejt Shqipërisë, ku do të transferohen në qendra të hapura nën juridiksionin italian.

10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë.

Anija e parë nga Italia me emigrantë që do të vendosen në kampin e Gjadrit është nisur sot nga Italia.

Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njofton gazeta “La Repubblica” më herët, dhe në Shqipëri do të kontrollohet aplikimi i tyre për azil në Itali.

Ndërsa gratë dhe të miturit, apo personat e sëmurë, janë dërguar në Lampedusa.

Sipas gazetës italiane, personave në bord iu është bërë një kontroll paraprak, ndërsa në kampin e Gjadrit do t’i nënshtrohet një kontrolli më të thelluar për të verifikuar nëse do të përfitojnë apo jo azil në Itali.