Aplikacion
Këtë herë efektivët e komisariatit numër 4 kanë zbuluar ambientin e përshtatur në një apartament në zonën e Qesarakës në kryeqytet.
Në pranga është vënë një 31-vjeçar nga Lushnja. Ky i fundit e kishte marrë me qira banesën në katin e katërt dhe më pas e ka kthyer në ambient për kultivimin e kanabisit.
Për t’i shpëtuar policisë, i riu është hedhur nga kati i katërt, por më pas u arrestua.
Mësohet se 31-vjeçari ishte hedhur nëpërmjet tubave jashtë pallatit dhe ishte futur ne një hotel aty pranë. Megjithatë arratia nuk zgjati shumë, pasi u prangos nga policia.