Aplikacion
Kompleksi i zbuluar në qytetin Yavne rreth 30 km në jug të Tel Avivit mendohet se ka prodhuar 2 milion litra verë në vit, tha Autoriteti i Antikiteteve në Izrael. Strukturat prej guri ruheshin aq mire sa edhe sot evidentohet lehtë i gjithë procesi i realizimit që nga shtypja e rrushit e deri tek basenët e grumbullimit.
Gjithashtu përgjatë gërmimeve u zbuluan dhjetëra enë verë prej balte me kapacitet deri në 25 litra ndërsa ato njiheshin si poçet e Gazës” vazo të tilla gjenden në të gjithë Evropën çka vërteton se kërkesa ishte e madhe. Një prej drejtuesve të këtij projekti arkeologjik Jon Seligman tha për Reuters se në kohët e lashta vera ishte një pije e zakonshme që u shërbehej si fëmijëve edhe të rriturve.
Përsa i përket shijes së saj, studiuesit thanë se është e pamundur të dihet, por në dorëshkrime të lashta ajo përshkruhej si një verë e bardhë e lehtë dhe e këndshme.