Aplikacion
Të gjitha sfidat do të zhvillohen në Parkun Olimpik të Tiranës, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Differdange 03- Belfast United, që do të luhet në ora 17:00. Po atë ditë, në ora 20:45, do të zhvillohet edhe sfida tjetër mes Apoel FC – Tirana Futsal.
Një ditë më pas, do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera të grupit G, ku Apoel FC do të ketë përballë Differdange 03, që do të luhet në ora 17:00 ndërsa në ora 20:45 Tirana do të luajë ndaj ekipit të Irlandës së Veriut, Belfast United.
Dy ndeshjet e fundit të grupit do të luhen më 27 gusht. Sfida e parë që nis në ora 17:00 është Belfast United – Apoel FC, ndërsa në ora 20:45 do të nisë sfida tjetër mes bardhebluve të Tiranës kundër Differdange 03.
Nëse Tirana arrin të kalojë këtë fazë, duke u renditur në krye të grupit G, do të kalojë në raundin tjetër, ku do të jetë pjesë e grupit 8, me dy rivalë tashmë të identifikuar, Chrudim dhe Shkupi 1927, si edhe fituesi i grupit H në raundin para-eliminator. /zoom.al/
Futsal Champions League
Kalendari i ndeshjeve të Grupit G
24 gusht 2022
Belfast United (NIR) – FC Differdange 03 (LUX) ora 17:00
“Tirana Olimpik Park” – Tirana
Apoel FC (CYP)– Tirana Futsal (ALB) ora 20:45
“Tirana Olimpik Park” – Tirana
25 gusht 2022
Apoel FC (CYP)– FC Differdange 03 (LUX) ora 17:00
“Tirana Olimpik Park” – Tirana
Tirana Futsal (ALB) – Belfast United (NIR) ora 20:45
“Tirana Olimpik Park” – Tirana
27 gusht 2022
Belfast United (NIR)– Apoel FC (CYP) ora 17:00
“Tirana Olimpik Park” – Tirana
Tirana Futsal (ALB) – FC Differdange 03 (LUX ) ora 20:45
“Tirana Olimpik Park” – Tirana