Aplikacion
Çështjen e paraqitur nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së krytetarëve të bashkive dhe anëtarëve të Këshillave Bashkiakë.
Gjykata vendosi që më parë t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Ajo i ka drejtuar këtij komisioni 3 pyetje, të dërguara më 9 korrik.
Pyetja nr. 1 A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?
Pyetja nr. 2 Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?
Pyetja nr. 3 Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?
Dokumenti i plotë në linkun e mëposhtëm:
http://www.gjk.gov.al/web/kerkese_per_opinion_amicus_curiae_nga_komisioni_i_venecias_2157.pdf