Aplikacion
Shpërndarja, sipas kryeministrit Edi Rama, do të nisë nga data 1 mars, dhe do të merret së bashku me pensionin e muajit.
“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët!
Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars.
Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, tha Edi Rama, duke iu përgjigjur zërave se bonusi ishte mashtrim elektoral.
Të moshuarit me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus, kurse ata që e kanë pensionin mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë bonusin 5 mijë lekë.
Veliaj pas hekurave: S’kam asnjë turp në jetën time, as kam vjedhur dhe as kam vrarë