Aplikacion
Siç është parë edhe në pamjet televizive dy kryeministrat kanë biseduar në një atmosferë paqësore mes tyre, por edhe me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu, kryepeshkopët e Qipros dhe të Jeruzalemit.
Sipas mediave greke kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar se nuk ka problem që mos zgjidhet me anë të dialogut. Dhe fakti që jemi shtete fqinj, është një arsye qe çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog. Ne kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira, ka deklaruar Mitsotakis pasi është përshëndetur kur është larguar, me një përqafim me homologun shqiptar.
Nga ana e tij Edi Rama ka deklaruar se “me zotin Mitsotakis jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu pimë një kafe, folëm për gjëra të ndryshme dhe nuk kam çfarë gjë tjetër të ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull”.
Mediat greke gjithsesi komentojnë faktin se sa afër mund të sjellë besimi popujt e Ballkanit ,edhe ata me fe të ndryshme, në një rajon kur këto fe shpeshherë kanë qenë historikisht përçarëse. Gjithashtu vetë i ndjeri kryepeshkopi Anastas, thonë ato, ishte hierarku që në të njëjtën kohë mundi të shuguronte klerikët shqiptarë, të përcaktonte shqipen si gjuhë zyrtare të Kishës, por edhe të fliste apo këndonte psalmet nëpër kisha në greqisht.
Dhe ky fakt u pa sot kur në një ceremoni disa orëshe, fjalimet dhe psalmet ishin në shqip dhe në greqisht, dy gjuhët që u dëgjuan gjatë gjithë transmetimit të drejtpërdrejtë nga televizioni publik ERT.